Iran, familjarët e viktimave: Autoritetet po kërkojnë shuma të mëdha parash për t’u kthyer trupat e të afërmve të tyre

Iran, familjarët e viktimave: Autoritetet po kërkojnë shuma të mëdha parash për t’u kthyer trupat e të afërmve të tyre

Familjet e personave të vrarë gjatë protestave në Iran kanë deklaruar se autoritetet po kërkojnë shuma të mëdha parash për t’u kthyer trupat e të afërmve të tyre. Sipas burimeve nga mediat e huaja, trupat po mbahen në morgje dhe spitale, ndërsa forcat e sigurisë refuzojnë t’i lirojnë pa pagesë. Për çdo trup të pajetë kërkohen nga 5 mijë deri në 7 mijë dollarë. Të paktën 2435 persona janë vrarë në dy javë protesta në mbarë vendin. Ndërprerja e internetit dhe komunikimeve e ka bërë të vështirë verifikimin e plotë të situatës në terren. Organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe mediat e huaja nuk lejohen të raportojnë drejtpërdrejt nga Irani. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë popullit të guximshëm të Iranit dhe Presidenti Donald Trump e ka bërë të qartë se të gjitha opsionet janë në tryezë për të ndaluar masakrën, deklaroi Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Ualtz. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button