Policia e Serbisë do të hetohet për fondet e harxhuara nga BE-ja
Policia e Serbisë do të hetohet për fondet e harxhuara nga BE-ja
Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se Policia e Serbisë do të hetohet për fondet e harxhuara nga BE-ja me të cilat ka blerë pajisje policore dhe softuerë nga një firmë ruse e cila ndodhet nën seksione. Kompania nga e cila policia serbe është furnizuar me softuerë quhet Papilon e cila bashkërisht me katër kompani të tjera që ndërlidhen mes vete ndodhen në listën e sanksioneve të SHBA-ve nga viti 2023. Një vit më vonë kompania në fjalë është futur edhe në listën e sanksioneve të egra nga BE-ja, përkatësisht në listën e sanksioneve dhe ndalesës tregtare në vendet e BE-së. /Alsat.mk








