Irani thotë se marina detyroi nëndetësen e SHBA të dilte në sipërfaqe në Gjirin Persik

Irani thotë se marina detyroi nëndetësen e SHBA të dilte në sipërfaqe në Gjirin Persik

Një komandant i marinës iraniane tha se nëndetësja e SHBA u detyrua të dilte në sipërfaqe pasi hyri në ujërat iraniane në Ngushticën e Hormuz.

Zyrtari tha se nëndetësja u detyrua tw shfaqej pasi “kishte shkelur kufirin” në një tjetër konfrontim mes forcave iraniane e amerikane në rajon.

“Nëndetësja e SHBA po afrohej e zhytur, por nëndetësja iraniane Fateh e zbuloi dhe kreu manovra duke e detyruar të dilte në sipërfaqe teksa kalonte në Ngushticën e Hormuz. Ajo kishte hyrë në ujërat tona territoriale … por ndryshoi kurs pas paralajmërimeve”, tha sot komandanti i marinës Shahram Irani.

“Kjo nëndetëse po përpiqej me të gjitha kapacitetet të kalonte në heshtje dhe pa u diktuar. Ne do të raportojmë në trupat ndërkombëtarë për faktin se është shkelur kufiri ynë”, tha ai.

Këtë muaj raportohet se SHBA ka dërguar në rajon nëndetësen bërthamore Florida, e cila po operon në Lindjen e Mesme në mbështetje të Flotë së Pestë të SHBA e bazuar në Bahrein.

Në prill një luftanije iraniane zbuloi një avion zbulimi amerikan në dalje të Gjirit Persik.

LEXO EDHE:

Back to top button