Irani u përpoq të vriste Trumpin, thotë Hegseth

Irani u përpoq të vriste Trumpin, thotë Hegseth

Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, ka deklaruar të mërkurën se Irani është përpjekur ta vrasë presidentin amerikan, Donald Trump.

Gjatë një konference për media ku ka dhënë përditësime lidhur me luftën ndaj Iranit, Hegseth ka thënë se forcat amerikane kanë “ndjekur  dhe vrarë” udhëheqësin e një njësie që u përpoq të vriste Trumpin.

“Gjithashtu dje, udhëheqësi i njësisë që u përpoq të vriste presidentin Trump është ndjekur dhe vrarë”, ka deklaruar Hegseth.

“Irani u përpoq të vriste presidentin Trump. Dhe presidenti Trump qeshi i fundit”, ka shtuar ai.

Ai po ashtu ka deklaruar se Amerika është duke fituar në luftën kundër Iranit, dhe se ky është vetëm fillimi.

LEXO EDHE:

Back to top button