Irvingu ka vendosur mes Bruklinit dhe Los Anxhelosit

" "

Basketbollisti amerikan me eksperiencë, Kajri Irving, prej disa ditësh është në qendër të vëmendjes në NBA. Mediat amerikane spekulluan se ai mund të largohej nga Bruklin Nets, mirëpo 30-vjeçari vendosi të përdorë opsionin e kontratës aktuale dhe të luajë edhe një sezon tjetër te skuadra e njëjtë.

Vazhdimi i qëndrimit të Irvingut te Bruklini, do t’i sjellë atij 37 milionë dollarë në sezonin 2022/23. Bruklini nuk dëshironte t’i ofrojë një kontratë maksimale për katër vitet e ardhshme, dhe arsyeja për këtë është mungesa e tij e shpeshtë nga fusha, për shkak të lëndimeve apo refuzimit për të marrë vaksinën kundër ”Covid-19”.

SKuadra e Los Anxhelos Lejkers, ishte e vetme, e interesuar për shërbimet e Irvingun.

LEXO EDHE:

Back to top button