Ish kryetari i Gjykatës Themelore në Kavadarc, Lazar Nanev është kthyer në vendin e tij të punës që i ishte ruajtur nga viti 2002
Ish kryetari i Gjykatës Themelore në Kavadarc, Lazar Nanev është kthyer në vendin e tij të punës që i ishte ruajtur nga viti 2002
Ish kryetari i Gjykatës Themelore në Kavadarc, Lazar Nanev është kthyer në vendin e tij të punës që i ishte ruajtur nga viti 2002. Nanev i cili nga pozita e kryetarit të Kavadarcit u shkarkuar për shkak të shpërdorimit me detyrën zyrtare dhe punës së pandërgjegjshme si gjykatës, tani do të ndjekë krimin e organizuar.
Nga viti 1992 deri në vitin 2002, Nanev kishte punuar në policinë e Kavadarcit si inspektor për luftë kundër krimit të organizuar. Vendimi i tij për ta dërguar në pezullim pozicionon e policit ishte nënshkruar aso kohe nga ish ministri i Brendshëm, Lube Boshkovski.
Nanev u shkarkua nga detyra e gjykatësit në shkurt të këtij viti pasi Këshilli Gjyqësorë në procedurën për vërtetimin e përgjegjësisë ndaj tij konstatoi se Nanev rreth 100 herë është dëgjuar me një të akuzuar, lëndën kundër të cilit e ka udhëhequr Nanev. Pas këtij vendimi, Nanev bëri kërkesë që të kthehet në MPB.
Ndaj tij për momentin ka një proces gjyqësor, që i referohet arsyeve të shkarkimit nga pozita e gjykatësit. Në nëntor të vitit 2023 tentoi të avancohet në Apel, por nuk morri mbështetjen e duhur nga Këshilli Gjyqësor. Nanev ishte edhe udhëheqës i Këshillit për Informacion dhe Teknologjit të Komunikimit në sistemin gjyqësor, por ishte shkarkuar aso kohe nga ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga. /Alsat.mk








