VLEN: Me ndryshimet ligjore, infrastruktura e lojërave të fatit do të ulet për 70%
VLEN: Me ndryshimet ligjore, infrastruktura e lojërave të fatit do të ulet për 70%
Me ndryshimet ligjore, infrastruktura e lojërave të fatit do të ulet për 70% ndërsa do të hiqen 4 mijë aparate VLT njoftojnë nga VLEN. Sipas tyre, ligji i ri për lojërat e fatit do të ndalojë reklamimin e tyre të cilat joshnin mendjet e të rinjve. “Kazinot dhe dyqanet e basteve po zhduken nga lagjet ku jetojnë të rinjtë. Po krijojmë një zonë mbrojtëse prej 500 metrash rreth çdo objekti arsimor, në mënyrë që fëmijët të mund të arrijnë pragun e shkollës pa kaluar nëpër një korridor lojërash fati”, thuhet në komunikatën e VLEN. Me ndryshimet ligjore do të rriten edhe tatimet për licenca ndërsa çdo përpjekje për të anashkaluar sistemin do të përfundojë me konfiskim dhe përgjegjësi penale. Ndryshimet ligjore u përshëndetën edhe nga opinioni veçanërisht për rëndësinë që ligji pamundëson që objektet e lojërave të fatit dhe bastoreve të ketë në afërsi prej 500 metrave. /Alsat.mk








