Mitmarrje/ Prokuroria në Manastir ka ngritur procedurë penale kundër mjekes

Mitmarrje/ Prokuroria në Manastir ka ngritur procedurë penale kundër mjekes

Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka ngritur procedurë penale kundër mjekes nga Manastiri me inicialet I.D  për vepër penale për  “mitmarrje”. E dyshuara, mjeke – oftalmologe në Spitalin Klinik “Dr. Trifun Panovski” në Manastir, i ka kërkuar një personi nga Resnja dhuratë në shumë prej njëqind euro për ta operuar gruan e tij.

Mjekes i janë dhënë paratë e shënjestruara paraprakisht nga policia dhe pak minuta pasi i ka pranuar, gjatë bastisjes që ka kryer policia në zyrën e saj i janë gjetur të njëjtat para. Po pavarësisht se vcepra e saj është  vërtetuar në vendin e ngjarjes dhe ka pranuar se ka kërkuar para, Prokuroria nuk ka kërkuar masë paraburgimi por vetëm arrest në kushte shtëpie. Sipas Kodit Penal, personi zyrtarë që kryen detyra në interes publik, për veprën mitmarrje rrezikon burg nga 4 deri në 10 vjet ./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button