“Isha pran Barcelonës, por tani kërkoj transferimin te Real Madridi”

Mesfushori i talentuar izraelit, Oskar Gloukh ka treguar se ishte pranë kalimit te Barcelona në afatin e janarit. Megjithatë Gloukh në fund u transferua te Salzburgu në Austri.

“Isha shumë i emocionuar sepse Barça më donte. Por ata u futën vonë në garë dhe në fund nuk u arrit transferi” ka thënë mesfushori.

Nënshkrimi i Gloukh kushtoi rreth 7 milionë euro dhe se mesfushori tani nuk është pishman që Barça nuk e bleu.

“Ishte opsioni më i mirë për mua dhe e bëmë. Në fund, e kam të qartë se morëm vendimin e duhur për të shkuar te Salzburgu dhe jo te Barcelona. Ka më shumë kuptim si lojtar. Tani ëndrra ime është të luaj te Real Madridi në të ardhmen” ka thënë izraeliti 18 vjeçar.

“Forbes” e ka futur Gloukh në mesin e 30 futbollistëve më premtues në botë./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button