ISHP: Gjendja epidemiologjike në vend është përmirësuar

Pasqyra epidemiologjike në vend po shënon përmirësim. Ky është konstatim i Institutit të Shëndetit Publik mbi bazën e analizave për 14 ditët e fundit. Numri i personave të infektuar është ulur, por potencohet edhe ulja reale e interesimit për teste. Rritje ka tek rastet e vdekjes posaçërisht tek personat me komorbiditet dhe pacientët me pasqyrë serioze klinike.

Nga ISHP thonë se përmirësimi i situatës pas gjysmës së dytë të dhjetorit ishte indikator i pritshëm, por shtojnë se festat e fund vitit mund të jenë rrezik potencial për një valë të tretë në janar dhe shkurt. Për këtë arsye janë rekomanduar edhe masat për mos grupime, mbyllja e gastronomive dhe kufizimi i lëvizjeve të panevojshme. Ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe apeloi edhe njëherë për respektim të masave me qëllim tejkalimin e fazës kritike.


Bëj apel që këtë festë sot të mos e festojmë tradicionalisht si viteve të kaluara, të qëndrojmë në shtëpi dhe të ndihmojmë që përmes mos grupimit të kalohet edhe ky rrezik. Besoj që masat e reja do të sjellin rezultate edhe më të mira, po zvogëlohet numri i pacientëve që pranohen nëpër spitale dhe besoj se qytetarët me vetëdijen e tyre do t’i ndihmojnë seriozisht punonjësit shëndetësorë- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit në klinikat e Shkupit janë shtruar 36 pacientë, ndërsa aktualisht po trajtohen 470 pacientë me Kovid-19. Në nivel shtetëror numri i personave të hospitalizuar arrijnë në 1.238, ndërsa MSH njofton se në dispozicion ka 270 shtretër të lirë dhe potencial për zgjerimin e departamenteve të tjera shëndetësore.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button