Teleferiku në Kodrën e Diellit, as këtë sezon turistik nuk do të funksionojë

Mos lëshimi në përdorim i teleferikut panoramik me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit, edhe përkundër fillimit të sezonit turistik ditë më parë, ka nxitur reagimin e nismës “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”. Drejtuesi i saj Hamdi Sulejmani, thotë se premtimi i autoriteteve se teleferiku është funksional ishte mashtrim.

 jemi pikërisht këtu tek teleferiku me gjashtë ulëse i cili vjeshtën e kaluar u vu në funksion nga gjithë funksionarët e BDI-së bashkë me ish kryeministrin në detyrë Oliver Spasovski. Të njëjtin ne sot kemi ardhur që ta përdorim dhe nuk është në gjendje funksionale. Dhjetë milion euro taksa të qytetarëve u futën në këtë katrahurë, në këtë objekt i cili është jo funksional- deklaroi Hamdi Sulejmani, Nisma ta shpëtojmë Kodrën e Diellit

 

ELEM Turs pak kohë më parë kishte deklaruar se leja për përdorimin e teleferikut ishte dhënë që në shkurt, por se dy këstet e fundit në vlerë prej rreth 1 milion euro ende nuk i janë paguar firmës që ndërtoi teleferikun.  Elem Turs sot nuk u përgjigj nëse teleferiku nuk është funksional për shkak të këtij borxhi. Kodra e Diellit edhe këtë sezon turistik po përballet me problemet e vjetra, ndër to me mungesë të vendeve për parkim që çdo vit krijojnë radhë të gjata të makinave.

Bashkim Sulejmani

LEXO EDHE:

Back to top button