Dështon nisma për inspektimet rajonale

Ideja që me ligj inspektorët lokal të bëhen inspektorë rajonal po dështon. Në vend të kësaj, gjithnjë e më të zëshme janë qëndrimet të merret shembulli i Shkupit dhe për qytete të tjera dhe të nënshkruhen marrëveshje ndër-komunale për këtë qëllim. Megjithatë, marrëveshjet ndër-komunale mund edhe të anulohen.

Një nga mundësitë që më duket më e shpejtë dhe më efikase është mekanizmi i bashkëpunimit ndër-komunal, i cili tashmë është përfshirë në legjislacionin e shtetit dhe mundëson të kapërcehen disa nga sfidat- deklaroi Metodija Dimovski, anëtar i Këshillit të Inspektimit.

Mund të ndodhë që në këtë mandat të vendoset bashkëpunimi dhe  më pas mund të vijnë këshilltarë dhe kryetarë të tjerë dhe t’i anulojnë ato vendime. Duhet të kërkojmë zgjidhje që nuk do të jenë improvizim, por që do jenë të qëndrueshme sa më gjatë që mundet- tha Ace Kocevski, Kryetar i Velesit.

 Ka komuna me një inspektor i cili kontrollon gjithçka. Problemi do të rritet kur ai do duhet të kryejë kontrolle edhe në qytete të tjera.

si ta mbrojmë vendin tonë nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave?” Me një inspektor? Çfarë mund të bëj?- pohoi Irena Levkova, inspektor.

 Edhe përkundër nënshkrimit të mundshëm të marrëveshjeve të këtilla ndër-komunale, inspektorët do të përgjigjen për punën e tyre para kryetarëve të tyre të komunave. Ndryshe, në debatin online për efikasitetin e inspektimeve në nivelin lokal, organizatat joqeveritare vlerësuan se kryetarët e komunave kanë ndoshta  ndikimin më të madh te inspektorët.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button