Islanda tërhiqet nga Eurovision 2026 për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit
Islanda i është bashkuar një grupi vendesh që do të bojkotojnë Festivalin e Këngës Eurovision 2026, për shkak të vendimit të Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU) për të lejuar Izraelin të marrë pjesë në këtë konkurs.
Islanda i është bashkuar Spanjës, Irlandës, Sllovenisë dhe Holandës në bojkotimin e Festivalit të Këngës në Eurovision, i cili do të mbahet në Austri, raporton BBC.
Pjesëmarrja e transmetuesit kombëtar izraelit ka çuar në përçarje midis anëtarëve të EBU-së dhe publikut të gjerë, tha transmetuesi islandez RUV.








