Vajza e Donald Trump, Ivanka Trump ka realizuar disa foto familjare në Shtëpinë e Bardhë. Në foton grupore, të cilën ajo e shpërndau në Instagram, ajo pozon me bashkëshortin e saj Jared Kushner, fëmijët e tyre – Arabella (13), Joseph (11) dhe Theodora (8) – dhe vëllezërit e motrat e saj.
Djali i Trump, Eric Trump dhe gruaja e tij Lara Trump me fëmijët e tyre – djali Eric Jr. (7) dhe vajza Carolina (5) janë gjithashtu në foto. Në fund të rreshtit qëndronte motra e Ivankës, Tiffany Trump me bashkëshortin e saj Michael Boulos.
Ivanka dhe vajza e saj Arabella ishin veçanërisht të koordinuara, të veshura me pallto të kuqe dhe çizme të zeza.
Për kujtim, Ivanka veshi një fustan zyrtar Givenchy në inaugurim , i cili u frymëzua nga krijimi i veshur nga Audrey Hepburn në filmin Sabrina të vitit 1954, në të cilin ajo luajti së bashku me Humphrey Bogart.