Izet Mexhiti në SHBA për sigurinë energjetike

Izet Mexhiti në SHBA për sigurinë energjetike

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti po qëndron për vizitë zyrtare në Uashington në kuadër të takimit të Këshillit Atlantik në konferencën kushtuar Sigurisë Energjetike në Evropën Lindore dhe Qendrore. Duke komentuar formimin e Qeverisë së re me VMRO-DPMNE-në, Mexhiti ka deklaruar se bëhet fjalë për koalicion të ri i cili mes tjerash ka për qëllim edhe shpejtimin e procesit drejt BE-së.

“Ka partnerë në Qeveri që nuk bartin hipoteka nga e kaluara, por janë të gatshëm të përballen me korrupsionin, të angazhohen për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e standardit të jetesës. Fokusi ynë është te decentralizimi”, deklaroi Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministër i parë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button