Izraeli kryen fluturimin e parë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe


Linja ajrore izraelite “El Al” nisi sot fluturimin e parë të drejtpërdrejtë tregtar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, sipas orarit të fluturimeve nga aeroporti “Ben Gurion” në Tel Aviv.

Pritet që fluturimi LY 971, i programuar në orarin e fluturimeve El Al, të transportojë një delegacion zyrtar izraelit dhe zyrtarë amerikanë, përfshirë këshilltarin e presidentit Trump, Jared Kushnerin, nga aeroporti “Ben Gurion” në Tel Aviv, në aeroportin e Abu Dhabi-t në EBA.

Menjëherë pas njoftimit të marrëveshjes së normalizimit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se marrëveshja përfshin fluturime të drejtpërdrejta midis Tel Avivit dhe aeroporteve të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke kaluar nëpër hapësirën ajrore saudite.

Autoritetet saudite nuk kanë lëshuar ndonjë konfirmim ose mohim në lidhje me lejimin e kalimit të avionëve izraelitë në hapësirën e tyre ajrore.

LEXO EDHE:

Back to top button