Ja data kur drejtuesit e institucioneve duhet të dërgojnë raport mujor për kursimin e energjisë elektrike

Ja data kur drejtuesit e institucioneve duhet të dërgojnë raport mujor për kursimin e energjisë elektrike

Gazetar: Ile Petrevski

Në datën 15 të çdo muaji, drejtuesit e institucioneve dhe ndërmarrjeve publike kanë detyrimin të paraqesin në Qeveri një raport për energjinë elektrike të konsumuar në muajin paraardhës, shkruan Alsat.

Në këtë mënyrë, qeveria do të bëjë krahasim me energjinë e konsumuar në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, dhe do të dijë nëse punonjësit e institucionit kanë kursyer apo jo.

Nëse nuk ka kursim, do të ketë sanksion për drejtuesin që për momentin nuk zbulojnë nga Qeveria se çfarë do të jetë.

“Shërbimi për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta ka fikur ndriçimin e fasadës së objektit të Qeverisë, dhe objektit të ÇPP-së, të dyja nën juridiksionin e saj”, thonë nga Qeveria.

Ndërsa këto 24 orë në institucionet shtetërore punojnë me më pak drita, ata pretendojnë se nuk përdorin ashensorë dhe se përdorin kondicionerë “me kufi”, në sektorin privat po kursehet prej kohësh pa u thënë askush. Nga OEMV apelojnë te Qeveria se industria ka nevojë për energji elektrike të subvencionuar nga shteti, jo rekomandime për shpenzim ekonomik.

“Askush nuk ka nevojë t’u thotë kompanive se duhet të kursejnë, sepse është në interesin e tyre të ulin kostot në minimum. Ata vetë e dinë këtë dhe e bëjnë vetë”, tha Zoran Jovanovski- Oda Ekonomike.

Qytetarët tashmë po i ndjejnë pasojat e krizës energjetike. Para kamerës së Alsat thonë se problem më të madh këtë dimër, presin që të jetë ngrohja e banesave të tyre.

“A do të mësojmë të kursejmë energjinë elektrike?” Po, do të mësojmë. Si do të kursejmë? Po gatuaj me gaz, pasdite do ta ndezim televizorin”, u shpreh një qytetare.

“Më duhet të kursej. Të tjerët e kanë të vështirë, i shoh që shpenzojnë, pastaj i thonë vetes – po do të harxhoj rrymën. Ai që paguan kafen 100 denarë, nuk e ka problem, ka para”, u shpreh një qytetar.

“Sa do të kursenit?” Epo, 200-300 denarë. Jo shumë. Bojleri duhet ndezur, makina e larjes po ashtu, dreka duhet bërë”, theksoi një qytetare tjetër.

Se gjendja është jashtëzakonisht alarmante, tregojnë të dhënat se që nga fillimi i krizës globale energjetike çmimi i karburantit është rritur gati 100%, qymyri është shtrenjtuar me 200%, çmimi i gazit është rritur 700%, dhe energjia elektrike është rritur me 1000%./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button