Ja përse Kida dhe Mozzik paskan kaluar aq shumë kohë bashkë


Dy ditë më parë Kida ka postuar një foto të Mozzik në studio, duke na bërë të mendojmë se mund të jenë duke gatuar ndonjë hit tjetër.

Mirëpo, teksa ne po shpresonim për një duet të katërt, dyshja po bashkëpunon për këngën e fundit të këngëtares “Edhe sa”. Kida na ka treguar nëpërmjet një Instastory se Mozzik ka shkruar tekstin e saj dhe kjo është arsyeja përse i kemi parë kaq shumë bashkë.

Por, mos i humbisni shpresat, pasi mundësitë që ata të bashkëpunojnë janë super të mëdha pasi na kanë vërtetuar se janë dyshja më e fortë e momentit.

Mozzik dhe Kida u bënë njëkohësisht të njohur për publikun shqiptar dhe përveç se dy emra të rinj, por tepër të talentuar, ata ishin edhe pjesë e të njëjtit label, On records. Këtë verë dyshen e kemi parë kudo bashkë. Fillimisht, menduam se po i lidhte vetëm puna, por duket se i lidh edhe miqësia pasi kalojnë goxha kohë edhe duke u argëtuar.

LEXO EDHE:

Back to top button