“Janë dy kushte të tjera për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”

"Janë dy kushte të tjera për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës"

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se janë edhe dy kushte që duhet plotësuar Kosova për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Escobar derisa ka mirëpritur vendimin për Manastirin e Deçanit, tha se tani janë dy kushte tjera.

“Tani, janë dy kushte të tjera që i kishte përmendur Këshilli i Evropës dhe që po i kërkojnë disa vende evropiane. Njëri është… [ka të bëjë] me disa veprime për shpronësimet që po bëhen në veri. Dhe, tjetri është Asociacioni”, tha emisari amerikan për REL.

Gjithashtu, Escobar ka njoftuar se kryeministri Kurti ka refuzuar propozimet e tij për dinar.

“Unë i kërkova kryeministrit ta suspendojë vendimin përderisa ne, bashkë me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Qeverinë e Kosovës, punojmë për një zgjidhje më afatgjate që u përshtatet nevojave tuaja, pra transfereve elektronike në euro përmes sistemit të Kosovës. Por, tani, ne duhet të bëjmë diçka urgjente. Fatkeqësisht, nuk pata sukses për ta bindur atë për këtë”, ka deklaruar Escobar.

LEXO EDHE:

Back to top button