Sulmi rus në Odesa, shkon në 14 numri i të vdekurve, 46 të plagosur

Sulmi rus në Odesa, shkon në 14 numri i të vdekurve, 46 të plagosur

Ka shkuar në 14 numri i të vrarëve në sulmin rus me raketa në Odesa, ndërsa 46 kanë mbetur të plagosur, sipas guvernatorit rajonal Oleh Kiper. Dy nga viktimat ishin një mjek dhe një punonjës nga ekipet e shpëtimit.

Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan një kërcënim me raketa balistike përpara shpërthimeve në qytet, e cila ka qenë në fokus të luftimeve që nga shkurti i 2022.

Fotot e postuara në rrjet, tregojnë pasojat e sulmit, me njerëzit që u larguan nga vendi i ngjarjes nga shërbimet e urgjencës, disa prej të cilëve kishin pësuar djegie.

LEXO EDHE:

Back to top button