Janë regjistruar afër 1 milion qytetarë

Enti Shtetëror i Statistikës njofton se deri ditën e djeshme në ora 20 në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 951 mijë e 151 qytetarë. Nga diaspora janë vetëregjistruar 193 mijë e 370 qytetarë. Në të gjithë vendin, regjistruesit deri një ditë më parë kanë evidentuar mbi 290 mijë amvisëri dhe 402 mijë banesa. Regjistrimi në terren si dhe ai online i diasporës do të vazhdojë deri më 30 shtator. Drejtori i Entit të Statistikës Apostoll Simovski ditë më parë njoftoi se është i kënaqur me dinamikën me të cilën zhvillohet ky proces.

 

LEXO EDHE:

Back to top button