Opozita kërkon lirimin e të arrestuarve në protestën e Tetovës

Opozita vazhdon të kritikojë ashpër qasjen e institucioneve ndaj protestuesve të arrestuar. VMRO-DPMNE-ja thotë se qytetarët kanë të drejtë të shprehin pakënaqësi ndaj hetimit të votuar për tragjedinë në Tetovë.

 “Venko Filipçe dhe Zoran Zaev duhet të japin menjëherë dorëheqje që hetimi të mund të bëhet pa pengesa dhe të mos kenë ndikim. Në vend të kësaj ata nuk duhet të arrestojnë qytetarë të cilët protestojnë në mënyrë të qetë dhe të defokusojnë opinionin nga kërkesat për dorëheqjen e tyre. Ne duam t’u japim mbështetje qytetarëve që protestojnë me të drejtë për shkak të pakënaqësisë nga hetimi i deritanishëm”- deklaroi Arsovski, VMRO-DPMNE. 

Aleanca për Shqiptarët thotë se qytetarët kanë të drejtë që me protesta kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi. Por sipas tyre, institucionet burgosin qytetarët që kërkojnë drejtësi dhe len të lirë persona të tjerë.

Aleanca për Shqiptarët

“Mbajtja në paraburgim e pesë protestuesve të revoltuar nga tragjedia në Tetovë flet shumë për sistemin tonë të drejtësisë të korruptuar deri në fyt! Derisa ky sistem nuk është në gjendje të mbajë prapa grilave kriminelët e vërtetë nuk mund të presim duarkryq që po ky sistem të sjellë drejtësi për rastin në Tetovë! Ky sistem që lë të lirë Boban Iliqin, Zoran Mileskin-Kiçeec, Rashkovskin e Boki 13, nuk është i denjë të gjykojë 5 protestues që shprehën revoltën e tyre ndaj shtetit nga shpirti i djegur, nga vuajtjet e padrejtësitë e njëpasnjëshme!”

Opozita nuk është e kënaqur me faktin që edhe kaq ditë pas tragjedisë, nuk janë mbyllur akoma procedurat për konstatimin e dorëheqjeve të funksionarëve të cilët deklaruan se kanë deponuar dorëheqje.

 Fatlume Dervishi 

LEXO EDHE:

Back to top button