Janë sanksionuar 125 shoferë në Shkup

Gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 125 gjoba, në mesin e të cilave për vozitje pa patentë shoferi për 15 persona, ndërsa për tejkalim të shpejtësisë së lejuar janë shqiptuar 33 shkelje, në territorin e qytetit të Shkupit.

MPB sot informoi se janë regjistruar tetë automjete teknikisht jo në rregull dhe të paregjistruara, përderisa 61 automjete janë marrë nga karrotreci.

“Kontrollet e përforcuara në komunikacion vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit që ta rrisim sigurinë në komunikacion”, porosisin nga MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button