Janevska: Bëri të ditur se pas debateve publike dhe vërejtjeve të stafit akademik janë bërë disa ndryshime në ligjin për arsimin e lartë

Gazetare: Melihate Rrustemi

Pas vërejtjeve të marra nga stafi akademik, Ministria e Arsimit ka vendosur të ndërhyjë në tekstin e Ligjit për arsim të lartë. Një nga ndryshime ka të bëjë me asistentët dhe lektorët, të cilët ishin harruar gabimisht në versionin paraprak. Po ashtu, kriteri për mbrojtjen e doktoraturës është lehtësuar: në vend të tre punimeve shkencore, kandidatët tani do të duhet të kenë vetëm dy, ashtu siç ishte rregullorja e deritanishme.

“Kur po flisnim për rizgjedhjen e titujve mësimorë dhe shkencorë, për një periudhë më të gjatë, asistentët u hoqën nga i njëjti titull dhe ky ishte një gabim teknik, një lëshim i paqëllimshëm, ne i përfshimë edhe asistentët. Pastaj pati një vërejtje se duhet të bëhet një reagim i veçantë për lektorët dhe ne e konsideruam të justifikuar dhe e korrigjuam atë për lektorët. Ata reaguan ndaj dispozitës që për mbrojtjen e një doktorature duhet të ketë 3 punime të publikuara i reduktuam në 2 siç ishte deri më tani”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit.

Sa i përket llogaridhënies financiare të universiteteve, ministrja Janevska sqaroi se kjo nuk do të thotë kontroll mbi autonominë, por detyrim që institucionet të tregojnë se si shpenzohen mjetet e shtetit. Ndonëse do të ketë një riformulim të lehtë të këtij neni për të shmangur keqkuptimet, thelbi i përgjegjësisë ndaj shoqërisë mbetet i njëjt

“Në atë pjesë, nuk jemi të gjithë dakord dhe nuk kemi një konsensus se duhet të ndryshohet. Përkundrazi, një numër i madh profesorësh dhe grupi i punës besonin se universitetet nuk duhet të jenë jashtë sistemit ligjor, dhe unë mendoj se po, dhe qytetarët mendojnë se po, universitetet duhet të jenë përgjegjëse ndaj shoqërisë për atë që marrin nga qytetarët, domethënë, fondet që shteti investon në funksionimin e tyre. Ky nuk është kontroll, është detyrimi i tyre të thonë se si po përparojnë dhe çfarë kon.tribuojnë në shoqëri. Nuk besoj se do të ketë ndryshime të mëdha këtu”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button