Ministria e Punëve të Brendshme ka nisur një aksion të përforcuar kontrolli në Çair, ndaj motoçiklistëve. Sipas policisë, motoçiklistët po shfrytëzojnë motin e ngrohtë për të qarkulluar pavarësisht se shumë prej tyre nuk respektojnë rregullat në komunikacion dhe nuk mbajnë paisjet e duhura për motoçikletë. Madje, shumë prej tyre nuk kanë patent motoçiklete varësisht kategoris së këtij mjeti.
Ministria e Punëve të Brendshme tha se aksioni ka për qëllim parandalimin e aksidentëve ku në të shumtën e rasteve e pësojnë më rëndë ngasësit e motoçikletës. Dy ditë më parë, në afërsi të poliklinikës në Çair, një i mitur 16 vjeçar humbi jetën pasi u aksidentua me motoçikletë./Alsat.mk.








