Janevska: Për shkak të migrimit masiv, ka tepricë mësimdhënësish në disa vende
Janevska: Për shkak të migrimit masiv, ka tepricë mësimdhënësish në disa vende
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, tha se në disa vende është paraqitur tepricë e mësimdhënësve për shkak të emigrimit masiv të qytetarëve nga vendi.
Megjithatë, ajo theksoi se Qeveria ka strategji se çfarë të bëjë me ata mësimdhënës.
“Duke pasur parasysh emigracionin masiv jashtë vendit, ka një tepricë mësuesish, megjithëse besoj se asnjë mësues nuk mund të jetë i tepërt. Prandaj Qeveria ka bërë një strategji të tërë për funksionalizimin e mësuesve. Strategjia është punësimi me turne dhe mësimdhënia me kohë të plotë, e cila është dëshmuar të jetë funksionale. Kur të bëjmë paralelet me 20 fëmijë, mësuesi që është tepricë do të punojë në turnin e dytë, i cili do të punojë me fëmijët që kanë probleme me mësimin, si orë shtesë, të gjitha me qëllim që nxënësit të marrin njohuri shtesë”, tha Janevska.