Janevski: Trendi i shtrenjtimit të çmimeve do të vazhdojë

Janevski: Trendi i shtrenjtimit të çmimeve do të vazhdojë

Trendi rritjes së çmimeve do të vazhdojë, thotë në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat drejtori i Makstil, Petar Janevski. Ai nga këndvështrimi i sotëm, nuk mund të parashikojë se për sa kohë do të ketë tendenca të tilla shtrenjtimi, por pret që ato të vazhdojnë, shkruan Alsat.

“Është shumë mosmirënjohëse të thuhet se deri kur dhe si mund të menaxhohet kjo situatë që kemi sot sepse vitin e kaluar në këtë pjesë të vitit kemi pasur çmim të energjisë elektrike 60 euro për një megavat, sot është 350. Ndoshta gjatë gjithë vitit, nëse jo edhe në vitin e ardhshëm, 2023, këto nivele të larta do të vazhdojnë dhe kjo do të thotë vetëm një gjë – kosto më të larta të prodhimit, jo vetëm për kapacitetet e mëdha, por edhe për bizneset e vogla. Është shumë mosmirënjohëse të thuhet se deri ku do të shkojë, por mund të thuhet se sigurisht do të vazhdojë”, tha Janevski./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button