Jennifer Aniston reagon pas raportimeve se është në lidhje me Barack Obaman
Jennifer Aniston reagon pas raportimeve se është në lidhje me Barack Obaman
Aktorja e njohur, Jennifer Aniston, jeta personale e së cilës është diskutuar shumë nëpër media, ka reaguar pasi se fundmi është raportuar se është në lidhje me ish-presidentin e SHBA-së, Barack Obama, raporton FoxNews.
Aniston, në emisionin e Jimmy Kimmelit, ka shpjeguar se si kur një fotografi e saj, ku shihet duke punuar gjatë xhirimeve, doli jashtë kontekstit për të krijuar tituj mediash, pastaj Kimmel tregoi rreth një titulli ku shkruhej “E vërteta rreth Jen dhe Barack (Obama)”, titull ky qa pasohej nga nëntitulli “Michelle ndihet e tradhtuar pasi Aniston i merr tërë vëmendjen e burrit të saj”.
Kimmel ishte i interesuar ta dinte nëse Aniston ishte shqetësuar nga këta tituj, ndërkohë që ajo përgjigjet duke i thënë se nuk është nervozuar.
“Gjërat ndodhin kështu: merr një mori telefonatash nga publicisti i saj dhe bëhet situatë e komplikuar sa që pyet veten ‘a thua si do të jetë tash?’, apo merr ndonjë email ku thuhet ‘disa tabloide do të sajojnë një histori’, pastaj ndodhi kjo dhe nuk u bëra nervoz”, ka thënë Aniston.
Jimmy pastaj e pyet se a është e vërtetë kjo gjë.
“Jo, kjo është absolutisht e pavërtetë”, i përgjigjet aktorja ndërkohë që Kimmel i thotë se ai e di që nuk është, vetëm se nuk e di a e dinë të tjerët.
Pastaj ylli kthehet kah publiku për të i siguruar se në mes të saj dhe ish-presidentit nuk ka asgjë që lidhet me romantikën, ndërkohë që iu tregon se ishte takuar me të vetëm një herë.
“E njoh Michellen më shumë se atë”, ka thënë Aniston.
Më pas aktorja me Kimmel vazhdojnë bisedën duke bërë shaka me të tjerë tituj.
Ish-presidenti dhe gruaja e tij, më 3 tetor kanë festuar 32-vjetorin e martesës.