Jennifer Lawrence reagon ndaj deklaratave së është “e paarsimuar”
Jennifer Lawrence reagon ndaj deklaratave së është “e paarsimuar”
Aktorja Jennifer Lawrence ka reaguar ndaj deklaratave se ajo është “e paarsimuar” për të folur për çështje politike, pas angazhimit të saj në prodhimin e dokumentarit “Bread and Roses”.
Ky projekt, producente ekzekutive e të cilit është Malala Malala YousafzaiYousafzai, që tregon përndjekjen e grave afgane nën regjim të Talibanëve, shpërfaqë ngjarjen se si tri gra luftojnë për të rimarrë autonominë e tyre pas rënies së Kabulit në muajin gusht të vitit 2021.
Në një intervistë për CBS Mornings, Lawrence ka shpjeguar se pse ka vendosur të angazhohet me këtë projekt, pavarësisht rrezikut të madh.
“Reagimi im i parë ishte të bëj me atë që talebanët nuk donin që ne ta bënim, të jepnim mundësi dhe mundësi për njerëzit atje për të kuptuar atë që po ndodhte në kohë reale” ka thënë aktorja.
Ajo ka theksuar se nuk mund ta imagjinonte një jetë ku nuk mund të hipësh në taksi apo të dëgjosh muzikë.
Drejtoresha e dokumentarit, Sahra Mani, shpjegoi më tej se gratë afgane nën regjimin taleban nuk mund të punojnë, të ecin në rrugë pa shoqërues dhe madje nuk mund të dëgjojnë muzikë ose të bëjnë filma. Megjithatë, Lawrence ka thënë se miqtë dhe familja e saj e kishin këshilluar të mos përfshihej në një projekt kaq të rrezikshëm.
“Po, është e rrezikshme, por ka 20 milionë gra që janë në rrezik”, ka deklaruar ylli.
Në lidhje me kritikën se nuk është e arsimuar mjaftueshëm për të diskutuar politikën, Lawrence ka thënë se ata gjithmonë thonë gjëra të ndryshme.
“Kam bërë një intervistë me ‘60 Minutes’ ku kam shpjeguar se kam braktisur shkollën e mesme, pra teknikisht nuk jam e arsimuar. Një thënie e zakonshme për këtë dokumentar është ‘pse një njeri i pa arsimuar po flet për politikë?’ Për këtë them se nuk është diçka që ka të bëjë me politikën, por është diçka që ka të bëjë me jetët e njerëzve”, ka shpjeguar Lawrence.
Ajo gjithashtu ka theksuar se, megjithëse kjo çështje ka aspekte politike, ajo nuk e sheh si diçka që ka të bëjë vetëm me politikat qeveritare.
“Kjo është politikë në kuptimin që duhet të bësh presion mbi kongresmenët dhe të angazhohesh për të bërë qeverinë më të përgjegjshme”, ka thënë ajo, duke shtuar se Kombet e Bashkuara duhet të njohin më mirë të drejtat gjinore.
“Bread and Roses” pati kritika pozitive pasi u shfaq si premierë në Festivalin e Kanës, ku revista “Variety” pati shkruar se ky dokumentar është “i zemëruar me të drejtë” dhe e quajti projekt që trajton çështje me urgjencë, duke kapur shumë mirë përvojën e tri grave afgane.
Dokumentari do të shfaqet në Apple TV+ duke filluar nga 22 nëntori (sot).