Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nxjerrin në shitjen vilën luksoze

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nxjerrin në shitjen vilën luksoze

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po nxjerrin në shitje rezidencën e tyre në Bel Air në Los Angeles për 42.5 milionë dollarë. Një shtëpi me shtatë dhoma gjumi, nëntë banja, një palestër, një dhomë projektesh dhe një spa.
Shtëpia nuk ishte konceptuar si një “fole dashurie” për çiftin, por ishte blerë nga aktori për 19.2 milionë dollarë në vitin 2018 për të qenë pranë ish-bashkëshortes së tij Jennifer Garner dhe fëmijëve të tyre, me të cilin ai e ka mbajtur gjithmonë një marrëdhënie të shkëlqyer pas ndarjes në vitin 2015. Ben dhe JLo blenë një super vilë me vlerë 50 milionë dollarë në vitin 2022 po në Bel Air.

Realtor.com e përshkruan vilën si “ëndrrën e çdo ylli, me një dhomë të madhe ndenjeje me oxhak, dhomë ngrënie me aneks, dhomë studimi me bar, dhomë shfaqjeje, dhomë ushtrimesh, dhomë gjumi me bar të plotë, kantinë verërash me temperaturë të kontrolluar dhe verëra shërbyese në dhomë”.

Shtëpia ishte në pronësi të miliarderit australian James Packer, ish-i dashuri i Mariah Carey. Por edhe të Danny De Vito dhe ish-bashkëshortes së tij Matilda Rhea Perlman. Por tani Ben dhe JLo duan ta shesin.

LEXO EDHE:

Back to top button