Jep dorëheqjen gjykatësi kushtetues, Goce Naumovski Gjykatësi Kushtetues
Gjykatësi Kushtetues, Goce Naumovski ka dhënë dorëheqjen. Informacionin e ka konfirmuar Gjykata Kushtetuese nga ku kanë njoftuar se i njëjti sot nuk ishte i pranishëm në punë, por kreu i Kushtetues, Darko Kostadinovski është njoftuar për dorëheqjen e tij përmes telefonit nga kreu i Kuvendit, Afrim Gashi. Në shkresën e dorëzuar deri në Kuvend, Naumovski nuk ka dhënë shpjegim të hollësishëm mbi dorëheqjen e tij.
“Jam dorëheqje të parevokueshme për arsye personale dhe profesionale”, deklaroi Goce Naumovski, Gjykatës Kushtetues.
Dorëheqja e tij do të konstatohet në seancën e parë të radhës nga ana e Kuvendit. Naumovski u zgjodh gjykatës më 19 shkurt të këtij viti me propozim të Kuvendit. Emri i tij deri në ligjvënës kishte arritur si propozim kreut të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Gjorgjia Sajkovski. Naumovski ishte këshilltarë i kryeministrit Hristijan Mickoski, ndërsa në njëjtën kohë ishte i angazhuar si profesor i rregullt i të Drejtës Romake në Fakultetin Juridik pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi. Me dorëheqjen e Naumovski, Kushtetuesja mbetet me 7 gjykatës. Dorëheqja e tij vjen në kohën kur Kushtetuesja po priste një gjykatës shtesë për të formuar kuorumin dhe për të proceduar drejt iniciativës kundër Ligjit për përdorimin e gjuhëve./Alsat.








