Jetmir Rexhepi: Valltarët janë kthyer vullnetarisht në ansambël

Jetmir Rexhepi: Valltarët janë kthyer vullnetarisht në ansambël

Dje në “Ftesë në studio” ishte i ftuar drejtori i sapo emëruar i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe këngëtari i njohur Jetmir Rexhepi.

Ai me moderatoren Xhemazije Rizvani foli rreth marrjes së përgjegjësisë së re edhe pse me postin e menaxhimit është treguar i suksesshëm që kur ka themeluar dhe drejtuar korin e grave të qytetit “Teuta” , shtëpinê artistike ” Art classic” si dhe veprimtari tjera.

Jetmir Rexhepi është më shumë se tri dekada në skenë, ndërsa shtoi se puna e drejtorit do të bëhet me bashkëudhëheqje nga të gjithë artistët e këtij ansambli.

Shprehi një brengë për valltarët e ngelur jashtë, por po punohet në drejtimin që të eliminohet pengesa ligjore që i ka penguar të rikthehen. Ndryshe, ai me shumë emocion tregoi se valltarët e ngelur jashtë kanë ardhur vullnetarisht të bëhen pjesë e jona ashtu siç kemi qenë për të bërë paraqitjen tonë në koncertin e radhës, të përbashkët, mes ansambleve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button