“Jetojmë në një shoqëri që kemi ndërtuar parti politike”

“Jetojmë në një shoqëri që kemi ndërtuar parti politike”

Filozofi Sead Zimeri, sonte në Programi 200 me Nazim Rashidin, ka folur në lidhje me zhgënjimin e qytetarëve dhe humbjen e besimit të tyre se gjërat mund të ndryshojnë por edhe si duhen vlerësuar pushtetarët.

Ai ka thënë se nuk mund të pritet diçka ndryshe, pasi që, sipas tij, ne nuk i kemi vënë themelet që të shohim këto ndyrshime, shkruan Alsat.

“Jetojmë në një shoqëri që ku shteti ende nuk është ndërtuar plotësisht, jetojmë në një shoqëri që kemi ndërtuar parti politike, kemi ndërtuar një mënyrë të menduarit dhe të vepruarit që nuk përputhet me atë që do të duhet të ishte konceptualisht së paku politika shtetërore. Andaj këto zhgënjime të cilat i shohim cdo ditë, janë pjesë normale e zhvillimeve politike këto dy dekadave të fundit. Nuk mund të pritet dicka më ndryshe, pasi që, ne nuk i kemi vënë themelet që të shohim dicka më ndryshe”, tha Zimeri./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button