Doli për të mbledhur kërpudha, pitoni 7-metërsh gëlltit për së gjalli indonezianen

Doli për të mbledhur kërpudha, pitoni 7-metërsh gëlltit për së gjalli indonezianen

Një gjyshe është gëlltitur për së gjalli nga një piton 7 metërsh në Indonezi, pasi kishte shkuar në xhungël për të mbledhur kërpudha.

Jahrah, 54-vjeçe, u zhduk të premten mbrëma në xhungël afër shtëpisë së familje në provincën Jambi në pjesën perëndimore të ishullit Sumatra, transmeton Telegrafi.

Menjëherë ishin aktivizuar ekipet e kërkim-shpëtimit të cilët pas dy ditëve gjetën një piton, në barkun e të cilit kishte përfunduar gjyshja.

Ant0-kryeplaku i fshatit tha se pitoni e mbyti gruan duke përdorur trupin e tij për ta ngufatur.

Kjo gjyshe ka vdekur në agoni, ku pitoni i janë dashur mbi dy orë që ta gëlltis të tërën.

E pas hapjes së trupit të pitonit, ata gjetën trupin e pajetë të gruas e cila kishte pasur fatin e shumë indonezianëve, që çdo vit e pësojnë nga pitonët.

LEXO EDHE:

Back to top button