Johnny Depp fiton gjyqin për shpifje kundër Amber Heard

Johnny Depp fiton gjyqin për shpifje kundër Amber Heard

Johnny Depp ka fituar gjyqin e tij për shpifje kundër Amber Heard. Juria e përbërë nga pesë meshkuj dhe dy femra e ktheu vendimin të mërkurën pas gati 13 orësh diskutimi të shtrira në tre ditë në Gjykatën e qarkut në Fairfax të Virginias.

Për çfarë duhej të vendoste juria

Juria diskutoi për tri ditë përpara se të njoftonte pak para orës 14:00 të të mërkurës (me kohën lokale) në Gjykatën e Qarkut në Fairfax të Virginias nëse ata kishin marrë një vendim.

(Foto: Law&Crime)

Ata kishin 42 pyetje për t’u marrë parasysh në çështjen nëse Amber kishte shpifur për Johnnyn në shkrimin e saj në Washington Post në vitin 2018 në lidhje me abuzimin.

Juria duhej të vendoste për të dy paditë, nga Johnny Depp dhe nga Amber Heard, si dhe ishte e mundur që të mund t’i shpallë fajtorë të dy aktorët, t’i shpallte të dy të pafajshëm ose ta shpallte vetëm njërin prej tyre fajtor.

Hamshori hollivudian e paditi ish-bashkëshorten e tij duke kërkuar dëmshpërblim prej 50 milionë dollarësh, ndërsa më pas ajo ngriti një kundërpadi prej 100 milionë dollarësh. Secili prej tyre pretendonte se tjetri ka shpifur.

(Foto: AFP/Getty)

Juria duhej të përqendrohej jo vetëm nëse kishte abuzim, por edhe nëse publikimi i Heard mund të konsiderohej ligjërisht shpifëse.

Vetë artikulli fokusohet kryesisht në çështjet e politikave të dhunës në familje, por avokati i Depp tregon dy pasazhe në artikull, si dhe një titull në internet që ata thonë se ka shpifur për aktorin.

Në pasazhin e parë, Heard shkruan se “dy vjet më parë, u bëra një figurë publike që përfaqësonte abuzimin në familje dhe ndjeva forcën e plotë të zemërimit të kulturës sonë”. Avokatët e Depp e quajnë atë një referencë të qartë për klientin e tyre duke pasur parasysh se Amber e kishte akzuuar publikisht Johnnyn për dhunë në familje në vitin 2016 – dy vjet para se ajo ta shkruante artikullin.

Në një pasazh të dytë ajo shprehet: “Kam pasur një pikë të rrallë të favorshme për të parë, në kohë reale, se si institucionet mbrojnë burrat e akuzuar për abuzim”. Titulli në internet është “Amber Heard: Unë fola kundër dhunës seksuale – dhe u përballa me zemërimin e kulturës sonë”.

“Ajo nuk e përmendi emrin e tij. Ajo nuk duhej. Të gjithë e dinin saktësisht se për kë dhe për çfarë po fliste zonja Heard”, thotë ekipi i Depp.

Avokatët e Heard thanë se aktorja nuk mund të mbahet përgjegjëse për titullin, sepse ajo nuk e ka shkruar atë dhe se dy pasazhet në artikull nuk kanë të bëjnë me akuzat për abuzim, por se si jeta e Amber ndryshoi pasi ajo i bëri ato.

Rottenborn u tha juristëve se edhe nëse ata priren të besojnë pretendimin e Depp se ai kurrë nuk ka abuzuar me Heardin, ai përsëri nuk mund ta fitojë çështjen e tij sepse Heard ka të drejtën e Amendamentit të Parë për të peshuar mbi çështjet e debatit publik.

Ndryshe, Johnny Depp ka qëndruar në Britani të Madhe dhe nuk ka qenë pjesëmarrës në leximin e aktgjykimit.

LEXO EDHE:

Back to top button