Jonida Vokshi ndan fotografinë e bukur me të bijën, “Mrekullia e jetës time”


Në qershor të këtij viti, moderatorja Jonida Vokshi u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vogëlushe për të cilën së bashku me partnerin, Besnik Krapin, zgjodhën emrin Emi.

Megjithëse ende nuk e ka treguar portretin e të voglës së saj, Emin e kemi parë shpesh në poza të ëmbla në Instagram, si kjo e ditës së sotme. Mami Jonida s’ka mundur t’i rezistojë dot një momenti tepër të ëmbël me të bijën, duke e publikuar foton në InstaStory.

Ajo shfaqet duke e mbajtur të voglën në krahë teksa e përqafon me dashuri, ndërsa krahas postimit shkruan:

“Sa më shumë koha kalon, aq më të vështirë e kam të rri qoftë edhe disa minuta larg teje. Mezi pres të të përqafoj e të marr erën tënde që më shton jetën! O mrekullia e jetës time!”- janë fjalët e Jonidës për të voglën, që na i shkrinë zemrat!

LEXO EDHE:

Back to top button