Kadrija: Buxheti do të përballet me sanimin e dëmeve të shkaktuara nga Covid-19

Për Bashkimin Demokratik për Integrim sipas përfaqësuesit të saj Bajram Kadrija, 10 ditëshi i parë i qeverisë është nën hijen e përballjes me pandeminë e shkaktuar nga Kovid-19. Kadrija në “Rruga drejt…”, tha se edhe buxheti i vitit 2021 është më tepër buxhet social i cili vëmendje më të madhe do t’i kushtoj sanimit të dëmeve nga pandemia e shkaktuar nga Covid-19.

“Buxhet i viti 2021 është më tepër buxhet që përballet me situatën e krijuar nga Kovid-19, buxhet  social për preventivë të shumë dëmeve të cilat janë paraqitur në këtë krizë… Kemi vazhdimësi të shumë punimeve të cilat janë duke u realizuar brenda 2020, normal që kemi ngecje sepse ka ngecje edhe në të hyra, ka ngecje edhe në realizim të buxhetit, ajo çka është planifikuar para 2020 dhe besoj se këto janë mbuluar me huazime, me kredi të ndryshme të cilat ajane në vazhdimësi e sipër për ato projekte që i kanë ministritë, salla sportive, shkolla, rrugë, investime të ndryshëm subvencione për bujqit e kështu me radhë”, tha Bujar Kadriu, përfaqësues i BDI.

LEXO EDHE:

Back to top button