MPB: Kallëzim penal ndaj ish drejtorit të AUV-së, dëmtoi buxhetin me mbi 1.000 euro

MPB: Kallëzim penal ndaj ish drejtorit të AUV-së, dëmtoi buxhetin me mbi 1.000 euro

Gazetar: Mihajllo Donev

Ish- drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Zoran Atanasov, mori një kallëzim penal nga MPB, për shpërdorim detyre dhe përvetësim në shërbim. Sipas kallëzimit, i cili përfshin edhe zëvendësin e tij në atë kohë, Firus Memed, si dhe pesë punonjës të tjerë të agjencisë, Atanasov ka dëmtuar buxhetin e Institucionit me mbi 1 mijë euro, duke rritur në mënyrë të paligjshme mëditjet e tij të udhëtimit me ndihmën e të tjerëve.

“Z.A. në cilësinë e tij si Drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2020, në disa raste, me qëllim të përfitimit të paligjshëm të fondeve që i janë besuar atij në shërbim, për udhëtimet zyrtare jashtë vendit në të cilat ai mori pjesë, ai mori mëditje në shumën prej 50 për qind, megjithëse në përputhje me Dekretin për ndryshimin e Dekretit për shpenzimet e udhëtimeve zyrtare dhe udhëtimeve zyrtare jashtë vendit, ai duhet të kishte marrë vetëm 20 për qind, pasi kostot e akomodimit dhe ushqimit nuk kishin rënë mbi institucionin”, tha Goce Andreevski, zëdhënës i MPB-së.

Kallëzimi i është përcjellë edhe Prokurorisë, ndërsa ata do të fillojnë hetim.

“Kallëzimi për këtë rast është marrë dhe prokuroria do të ndërmarrë veprime për të kontrolluar pretendimet në të, pas së cilës publiku do të informohet në kohën e duhur”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike Shkup (PTHP SHKUP).

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për Alsat thanë se në interes të hetimit, ata nuk do të komentojnë asgjë, por njoftuan se së shpejti do të dilnin me një qëndrim nëse Agjencia do të kryente një hetim të brendshëm për keqpërdorime të tjera të mundshme të fondeve të destinuara për udhëtime pune jashtë vendit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button