Kanadaja dërgon katër tanke “Leopard” në Ukrainë

Kanadaja dërgon katër tanke “Leopard” në Ukrainë

Pas njoftimeve të së mërkurës se SHBA-ja dhe Gjermania do të dërgojnë tanke të sofistikuara në Ukrainë, Kanadaja tha dje në mbrëmje se do të eksportojë katër tanke “Leopard” të prodhimit gjerman në vendin e shkatërruar nga lufta.

“Dorëzimi do të bëhet në javët e ardhshme”, tha ministrja e Mbrojtjes, Anita Anand gjatë një konference për media, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas saj, ushtarët kanadezë do të mbështesin homologët e tyre ukrainas në vënien në punë të tankeve.

“Kanadaja po shqyrton dërgimin e më shumë tankeve në një datë të mëvonshme”, shtoi ajo.

Qeveria gjermane njoftoi të mërkurën se do të dërgonte 14 tanke luftarake “Leopard 2A6” në Ukrainë, dhe do të lejonte eksportin e këtyre tankeve nga vendet e tjera.

SHBA-ja ka rënë dakord të dërgojë 31 tanke “M1 Abrams” në Ukrainë.

LEXO EDHE:

Back to top button