Kanceri i gjirit, të dhëna shqetësuese

Kanceri i gjirit, të dhëna shqetësuese

Vazhdon fushata për rritjen e ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.  Sot u organizua Pazari i parë rozë, pjesë e të cilit ishte edhe ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler. Porosia e ambasadores amerikane ishte që gratë të mos presin shfaqjen e simptomave, por të shkojnë në kontrolle te rregullta. Rreth 700 gra në vit preken nga sëmundja e kancerit të gjirit në Maqedoninë e Veriut.

“Pothuajse gjithkush këtu njeh dikë që është prekur nga kanceri i gjirit, andaj ngjarjet si kjo janë kaq të rëndësishme për të bashkuar komunitetin. Ajo që gjithashtu është e  rëndësishme, është qasja pozitive ndaj kësaj.  Në dëshmojmë sot se çdo muaj është muaji i duhur për të vendosur rozë. Kanceri i gjirit është sfidë të cilën mund ta mposhtim përmes edukimit, zbulimit të hershëm dhe qasje globale në sistemin shëndetësorë”, deklaroi Angela Ageler- Ambasadore e SHBA-së./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button