Kandidati i VMRO-së për Aerodromin premton: Pastërti dhe menaxhim të mbeturinave

Kandidati i VMRO-së për Aerodromin premton: Pastërti dhe menaxhim të mbeturinave

Kandidati i VMRO-DPMNE-së për Aerodromin, Dejan Miteski ka vazhduar fushatën nëpër lagjet e kësaj komune duke premtuar se në mandatin e tij prioritet do të jetë pastërtia e Aerodromit dhe menaxhimi i mbeturinave të cilat sipas tij e kanë ngulfatur jo vetëm këtë komunë por të gjithë Shkupin.

“Kemi angazhuar më shumë se 10 makina, kamionë për transportin të cilët ditëve në vijim do të punojnë intenzivisht me qëllim pastrimin e mbeturinave nga rrugët, nga kontejnerët dhe amvisëritë. Prokuroria Publike është duke vepruar mbi kallëzimin penal tonin me qëllim vërtetimin e përgjegjësisë”, tha Dejan Mitevski, Kandidat i VMRO-DPMNE-së për Aerodromin. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button