Kandidati për president të Serbisë, Sanduloviq: Kam ardhur në Kosovë të ofroj zgjidhje historike

Kandidati për president të Serbisë, Sanduloviq: Kam ardhur në Kosovë të ofroj zgjidhje historike

Kandidati për kryetar të Serbisë, Nikola Sanduloviq, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kosovë, ka shprehur hapur qëndrimin e tij, duke thënë se Kosova është pavarësuar që në vitin 1999.

Sanduloviq ka deklaruar se jam një politikan që mbështet pavarësinë e Kosovës dhe që kam ardhur për të ofruar zgjidhjen historike, si shembull për zgjidhje të tjera në Evropë.

“Të qenit tim këtu dëshmon se ju keni përparuar dhe keni merituar një vend në shoqërinë demokratike”, tha Sanduloviq.

Ndërkaq, i pyetur se si pranohet ideja  e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në Serbi, Sanduloviq theksoi se atje nuk ka hapësirë të deklarohet lirshëm e hapur në mediat serbe.

Kurse lidhur me rezolutën 1244, ku thuhet se Kosova si pjesë e Jugosllavisë, në një kohë që ai shtet ishte zhdukur, nuk ekzistonte më dhe këtë fakt, sipas tij nuk guxon ta thotë askush.

Tutje ai përmendi edhe provokimet e rënda nga kundërshtari i tij politik, Aleksandar Vuçiq, i cili kishte bërë disa atentate ndaj Sanduloviqit deri edhe helmimin me sarin.

Sipas tij rrethanat tani në Serbi janë më të rënda sesa në kohën e Millosheviqit.

Ndryshe, kandidati për president të Serbisë nga Partia Republikane e Serbisë, Nikola Sanduloviq, është pritur sot nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të cilin e ka për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Sanduloviq tha se pavarësia e Kosovës është histori e përfunduar në vitin 1999.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, në takim është biseduar për temat aktuale, me fokus ngjashmëritë mes Asociacionit të komunave serbe në Kosovë dhe Republikës Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Duke folur për situatën aktuale në Serbi, u veçua mungesa e demokracisë, rreziku nga rritja e nacionalizmit dhe ndikimi i madh i Rusisë.

LEXO EDHE:

Back to top button