Kaos në Francë/ Pas fermerëve edhe mësuesit në grevë, kërkojnë rritje të pagave

Kaos në Francë/ Pas fermerëve edhe mësuesit në grevë, kërkojnë rritje të pagave

Mësuesit francezë të indinjuar kanë dalë sot në grevë dhe do të marrin pjesë në demonstrata në të gjithë vendin për të paralajmëruar qeverinë për kushtet e tyre të punës, pagat dhe gjendjen e shkollimit publik.

“Shpresojmë që shumë mësues do të dalin në rrugë, sepse kemi duruar mjaftueshëm,” tha Benjamin Marol, një mësues histori-gjeografie në një shkollë të mesme në Montreux, në veri të Parisit.

Mobilizimi do të jetë “paralajmërim për qeverinë”, e cila po nuk po dëgjon paralajmërimet tonë për problemet në punë si edhe pagat e ulëta. Thirrja për një grevë u bë në dhjetor përpara emërimit në ministrinë e arsimit të Amelie Udea-Castera, e cila pasoi Gabriel Attal që u bë kryeministër.

Në Paris, në orën 14:00 do të nisë një demonstratë pas thirrjes së sindikatës kryesore të mësuesve. Demonstrata të tjera janë paralajmëruar në qytete të ndryshme, duke përfshirë Marsejë, Rennes dhe Nante. /abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button