Kaos në Lubjanë për shkak të masave drastike të COVID-19: Protestuesit sulmojnë parlamentin slloven (VIDEO)
Kundërshtarët e masave për të luftuar coronavirusin kanë protestuar sonte në Sheshin e Republikës në Lubjanë.
Ata kritikuan qeverinë duke i thirrur edhe të japin dorëheqje. Pas dy orësh, ata ndezën pishtarë dhe filluan t’i hedhin në Parlamentin e Sllovenisë.
Disa policë u plagosën në trazirat gjersa helikopterët fluturuan mbi qytet. Protestat, për të cilat policia vlerësoi se morën pjesë më shumë se 8,000 persona, u qetësuan rreth orës 22:30.
https://twitter.com/i/status/1438233486352080896
Protestuesit, të cilët u mblodhën sot në Sheshin e Republikës në Lubjanë, kishin dy kërkesa: ndryshimin e masave për të luftuar COVID-19 dhe zgjedhje të parakohshme.








