Karakaçanov: Qeveria e re do të përkulet nga presioni i SHBA-së dhe do të lejoj që RMV-ja të hyj në BE

Ministria për punë të jashtme duhej të reagoj lidhur me deklaratën e përfaqësuesit special në Uashington për Ballkanin Perëndimorë, Gabriell Eskobar, se: “Është gabim që Bullgaria të shfrytëzoj marrëveshje bilaterale dhe ti pengoj aspiratat e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së”, vlerëson kryetari i VMRO- Lëvizja kombëtare bullgare dhe ish ministër i mbrojtjes në qeverinë e Borisovit, Krasimir Karakaçanov.

Ai në një intervistë për “Epicentar”, thekson se edhe më shumë habit fakti që asnjë nga partitë parlamenatre nuk doli me deklaratë, ndërkohë që heshtin edhe të ashtuquajturat parti demokratike protestuese.

“Habit fakti që nuk ka reagim nga askush- presidenti, i cili po futet në fushatë zgjedhore dhe njerëzit dëshirojnë të dëgjojnë qëndrimin e tij. Dhe kur heshtni, krijoni përshtypje se jeni pajtuar me këtë presion”, tha Karakaçanov.

LEXO EDHE:

Back to top button