Karakaçanov: Shkupi dëshiron mbështetje, ndërsa na godet me thikë pas shpine

Bashkimi Evropian ka rregulla të qarta që vlejnë për të gjithë, kjo do të thotë se nuk ka anëtarësim në BE pa zgjidhjen e çështjeve kontestuese bilaterale, tha për BTV zv/kryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov.

“Shkupi nuk ka vullnet për zgjidhjen e këtyre çështjeve. Mendojnë se mund të përdorin truqe, si më parë. Bullgaria t’i mbështesë ndërsa ata në shenjë mirënjohje të na godasin me thikë pas shpine duke na diskredituar”, tha Karakaçanov.

Sipas tij, qeveritë në Maqedoninë e Veriut nuk kanë krijuar kushte për zhvillim normal të qytetarëve, por kanë krijuar vetëm tensione.

“Së pari filluan të persekutonin njerëzit që e quanin veten bullgarë, pastaj konfliktin me shqiptarët, skandalet me Greqinë, skandalet me Bullgarinë – dhe atë për 28 vjet. Për këtë arsye, disa bullgarë vijnë nga Maqedonia dhe marrin shtetësinë Bullgare”, deklaroi Karakaçanov.

Sipas tij, Bullgaria ka deklaruar publikisht se mbështetja e Maqedonisë drejt rrugë së për BE qëndron në zbatimin e Marrëveshjes për Fqinjësi së Mirë, e cila u nënshkrua tre vjet më parë, e që sipas Karakaçanov nuk është zbatuar.

“Deri më tani, miqtë tanë në Maqedoni kanë marrë vetëm gjëra të mira nga Bullgaria. Ne ishim të parët që njohëm pavarësinë e tyre. Për gati 30 vjet, kur Bullgaria bën diçka të mirë, nuk dëgjohet asnjë fjalë e mirë për këtë. Por, kur ngremë çështjen e historisë së përbashkët, se ka njerëz që janë të shtypur e që janë bullgarë, kur themi `Ne ju mbështesim, ndërsa ju shkatërroni monumentet Bullgare, ju falsifikoni historinë`, atëherë ka pakënaqësi”, tha Karakaçanov.

LEXO EDHE:

Back to top button