Karaxhovski i KSI-së, kontrollon Kuvendin për masat antiCOVID

Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse sot ka kontrolluar sallat e Kuvendit dhe hapësirat ndihmëse për të konstatuar nëse janë përmbushur të gjitha kushtet që Kuvendi të fillojë ti mbajë seancat plenare në Sallën “Maqedonia”, duke respektuar masat për mbrojtje nga KOVID – 19. Në takim me kryetarin e Komisionit dhe anëtarët e tjerë, kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, i ka informuar ata se shërbimi, deputetët, sigurimi dhe të pranishmit e tjerë në institucionin ligjvënës e kanë përfunduar procesin e imunizimit. Pas takimit, përmes kumtesës për media, nga kabineti i kryetarit të Kuvendit thonë se besojnë që Salla plenare i përmbush kushtet e rekomanduara të punës dhe se pret përgjigje pozitive nga Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse.

LEXO EDHE:

Back to top button