Kasami: Çdo ditë po zbulojmë ‘margaritarë’ të rinjtë të menaxhmentit paraprak

Kasami: Çdo ditë po zbulojmë ‘margaritarë’ të rinjtë të menaxhmentit paraprak

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në emisionin “Magazina Ekonomike”, ka folur në lidhje me padinë penale që kjo komunë është duke përgatitur kundër menaxhmentit paraprak, shkruan Alsat.

Ai ka thënë se është një situatë tragjik-komike ajo që po përjetojnë ata në Komunën e Tetovës, duke theksuar se çdo ditë gjejnë keqpërdorime financiare që menaxhmenti paraprak i ka bërë.

“Çdo ditë po zbulojmë margaritarë të rinjtë të menaxhmentit paraprak në drejtim të keqpërdorimeve që janë bërë të financave publike të parave të qytetarëve. Në këtë drejtim është simbolike çështja e pagesës së  njerëzve të cilët as që kanë bërë ndonjë shërbim ndaj qytetarëve dhe janë paguar me para të tyre. Janë mbi 500 qytetarë jo të gjithë nga Tetova, të cilët janë paguar me paratë e tetovarëve dhe të cilët ndoshta nuk e dinë ku gjendet objekti i Komunës së Tetovës apo cilat janë nevojat e qytetarëve të Tetovës. Ne kemi angazhuar ekip juridik të cilët po përpilojnë padinë penale kundër menaxhmentit paraprak dhe sigurisht ne do të kërkojmë që këto mjete të paguara padrejtësisht dhe pa kryer obligime ndaj qytetarëve të kthehen”, tha Kasami./ Alsat.mk   

LEXO EDHE:

Back to top button