Kasami në Turqi, takoi kreun e Stambollit
Kasami në Turqi, takoi kreun e Stambollit
Kryetari i Lëvizjes BESA dhe njëherit kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami qëndron për vizitë zyrtare në Turqi. Gjatë vizitës Kasami ka takuar kryetarin e Stambollit, Ekrem İmamoğlu.
“Gjatë vizitës time në Turqi, takova kryetarin e Stambollit, Ekrem İmamoğlu.Me theks të veçantë diskutuam për bashkëpunim në sferën e arsimit, kulturës dhe ekonomisë. Po marrim përvojat më të mira për ta zhvilluar qytetin tonë sa më shumë. Ngelemi të hapur për çdo bashkëpunim të frytshëm që ka për qëllim progresin dhe zhvillimin e qytetit! Falënderoj z.Ekrem İmamoğlu për qasjen konstruktive dhe për gatishmërinë e treguar!”, theksoi Kasami lidhur me takimin e realizuar.