Kastriot Rexhepi, mysafir në “360 gradë” në Alsat

Kastriot Rexhepi, deputeti i Besës, i cili pretendon të qëndrojë në të njëjtin kamp, pavarësisht njoftimeve të Bilall Kasamit për përjashtimin e tij nga partia, është i ftuar në emisionin “360 gradë”, me ç’rastë ka arritur në studio rreth një orë pas konferencës për shtyp që mbajti në Parlament.

Paraqitja e tij sot në Kuvend, katër ditë pas përpjekjes së pasuksesshme të opozitës për të rrëzuar qeverinë e Zoran Zaev, shkaktoi interesim të madh nga mediat, duke qenë se mungesa e Rexhepit pamundësoi hapjen e debatit për mocionin e mosbesimit ndaj Qeveria.

Intervistën mund ta ndiqni në emisionin e sotëm “360 gradë” që fillon në orën 22:00 në Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button